Aktualitet

Mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara!/ Procedohet penalisht 45-vjeçarja nga Kina që u përpoq të kalonte pikën kufitare të Rinasit

Policia Kufitare njofton se, gjatë kontrollit në pikën kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë zbuluar se 45-vjeçarja me inicale, A. W., e cila po tentonte të dalë nga Shqipëria, nuk kishte deklaruar shumën e konsiderueshme të parave që po transportonte.

23 Janar 2026, 11:00 Nga D.S
Mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara!/
Policia Kufitare Rinas

TIRANËNjë 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi tentoi të largohej nga Shqipëra me një shumë prej 61,755 euro dhe 10,000 dollarë, pa i deklaruar ato. Policia Kufitare njofton se, gjatë kontrollit në pikën kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë zbuluar se 45-vjeçarja me inicale, A. W., e cila po tentonte të dalë nga Shqipëria, nuk kishte deklaruar shumën e konsiderueshme të parave që po transportonte.

Mësohet se prokuroria dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetases kineze, në gjendje të lirë. Autoritetet doganore dhe kufitare janë angazhuar për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në kufi dhe zbardhjen e rasteve të mosdeklarimit të shumave të parave.

Njoftimi i plotë:

"PKK Rinas : Tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë, pa i deklaruar sipas ligjit, procedohet penalisht 45-vjeçarja kineze. Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara procedohet penalisht 45-vjeçarja nga kina

Sondazh

Poll