23 Janar 2026, 11:06
Nga I.A
Besfort Lamallari dhe Eglantina Mikani
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) për të nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Korçës, Eglantina Mikani. Mësohet se Lamallari kërkon që hetimi të lidhet me shkelje të rënda procedurale në një çështje penale kundër shtetasit R.F, i akuzuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, vendimi penal në këtë rast është shpallur më 14 dhjetor 2022, por vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse u depozituan në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, duke tejkaluar afatin e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale me 14 muaj e 24 ditë. Ministri Lamallari vlerëson se kjo vonesë ka pasur pasoja konkrete juridike, pasi vendimi ka marrë formë të prerë më 20 maj 2024, duke penguar të pandehurin nga përfitimi i amnistisë së parashikuar me ligjin nr. 33/2024.
Në shkresën drejtuar ILD-së, ministri argumenton se veprimet e gjyqtares bien ndesh me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, të cilat kërkojnë shpalljen dhe arsyetimin e vendimeve brenda afateve ligjore.
“Në zbatim të ligjit Nr.115/2016, ligjit 8678/2001, të ndryshuar, dhe ligjit Nr.96/2016, kërkohet fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani”, thuhet në shkresë.
eglantina mikani besfort lamallari
Aktualitet
23 Janar 2026, 11:00
D.S
Policia Kufitare Rinas
TIRANË- Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi tentoi ...
Aktualitet
23 Janar 2026, 10:26
D.S
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet ndaj Klotilda Kolës, e akuzuar për veprat penale të “Mashtrimit” të ...
Aktualitet
23 Janar 2026, 10:07
D.S
LEZHË
LEZHË- Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Aksi”, duke vënë në pranga një person...
Aktualitet
23 Janar 2026, 09:41
D.S
Poliia greke
GREQI- Blerim Buci, 41 vjeç dhe Besmir Buci, 32 vjeç dy vëllezër shqiptarë, me precedentë pen...
Aktualitet
23 Janar 2026, 09:18
D.S
Foto ilustruese
Drejtuesja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, dha alarmin një javë më parë p&e...
Aktualitet
23 Janar 2026, 07:15
D.S
Digjitalizimi i shërbimeve publike është pjesë e axhendës së vendorëve në përgjigje të një rruge të...
Aktualitet
23 Janar 2026, 07:12
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale t&e...
Aktualitet
22 Janar 2026, 22:53
E. D
foto ilustruese
“Prindërit, për të gjetur metoda që u ndihmojnë fëmijëve të tyre [me autizëm] lëvi...
Aktualitet
22 Janar 2026, 22:10
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga&n...
Aktualitet
22 Janar 2026, 20:51
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima ë...