Aktualitet

TRAGJEDI në Itali/ “Audi” përplaset me kamionin në autostradë, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (EMRI)

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo-Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë Stafarda.

22 Janar 2026, 20:51 Nga E. D
TRAGJEDI në Itali/ “Audi” përplaset me kamionin në
foto ilustruese

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, 20 vjeç, banues në vendin fqinj. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo-Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë Stafarda.

Shkaku i aksidentit, u bë një përplasje e dhunshme midis një kamioni dhe një veture “Audi”. Konkretisht, shqiptari po drejtonte makinën “Audi”. Pas aksidentit, rruga u mbyll për disa orë për shkak të kaosit që u shkaktua në rrugë./Dosja.al

klaudio gjoka

Sondazh

Poll