TRAGJEDI në Itali/ “Audi” përplaset me kamionin në autostradë, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (EMRI)
foto ilustruese ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima ë...
Bëhet me dije se në qendër të hetimeve lidhur me këtë skemë janë tre persona: Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.
TIRANË- Emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga sistemi elektronik i SPAK janë zbardhur. Bëhet me dije se në qendër të hetimeve lidhur me këtë skemë janë tre persona: Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.
Në këtë grup ishin të përfshirë:
Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.
Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).
Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).
Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).
Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.
Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).
Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).
Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.
Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.
Ish-drejtori i burgjeve është në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal. Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.
SPAK ka deklaruar me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Institucioni bën me dije se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili mbetet i pacënuar./Dosja.al
foto ilustruese ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima ë...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka arrestuar në Ankona, një 35-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi u kap me dy kilogramë e gjy...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil, të llojit Rapiscan, që është vendosur në...
Foto ilustruse ITALI- Ervin Dakoli, një 47-vjeçar shqiptar, i konsideruar nga DDA Boloneze si një trafikant i fuqishëm droge aktiv n&...
Foto ilustruse TIRANË- SPAK ka vendosur ditën e sotme lënien në fuqi të vendimit nga Dritan Lleshit. Leshi është sh...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar sot se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTI...
TIRANË- Dy pamje filmike të administruara në dosjen hetimore Nr.7559 që lidhet me vrasjen e biznesmenit të ndërtimit në Tir...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme 3 kolumbiane dhe një spanjoll. Ata u arresruan nga forcat blu, pasi dys...
Trump dhe nenshkrimi i marreveshjes ZVICËR- Nënshkrimi i marrëveshjes për 'Bordin e Paqes' ka ndodhur ditën e sotme në margji...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...