Politike

Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK/ Kreu i Prokurimeve, i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Myzyri është  marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

22 Janar 2026, 11:22 Nga D.S
Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK/ Kreu i Prokurimeve, i pandehur për
Jonaid Myzyri

TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Myzyri është  marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Gjykata e Posaçme pezulloi Myzyrin nga detyra më 5 tetor 2025, ndërsa ai u rikthye në detyrë tre muaj më pas. SPAK akuzon kreun e Komisionit të Prokurorimeve Publike, për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometra Rrëshen, Ura e Fanit-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit./Dosja.al 

jonaid myzyri ne spak spak

Sondazh

Poll