Politike

21 janari/ Berisha: Edi Rama kërkon të përdor këto viktima, për të shpëtuar Lindën e tij, veten, Mirlindën e tij

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se 21 janari ishte një protesta me axhendë politike dhe e paralajmëruar nga Edi Rama. Lideri i opozitës tha se autori dhe organizatori kryesor është Edi Rama.

21 Janar 2026, 14:00 Nga E.d
21 janari/ Berisha: Edi Rama kërkon të përdor këto viktima,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se në lidhje me çëshjet e 21 janarit, Edi Rama kërkon të përdor këto viktima, për të shpëtuar Lindën e tij, veten dhe Mirlinda Karçanajn. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se 21 janari ishte një protesta me axhendë politike dhe e paralajmëruar nga Edi Rama. Lideri i opozitës tha se autori dhe organizatori kryesor është Edi Rama.

Ai tha se Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Në fund, Berisha tha se janë shumë deklarata të qeverisë Amerikane, por dhe të institucioneve ndërkombëtare ku kërkohet hetimi i plotë i këtij zhvillimi nga polici i thjeshtë tek organizatorët kryesorë. 

"Unë i kam thënë të gjitha për këtë ngjarje. Kam shkuar dhe në prokurori e kam dëshmuar për këtë ngjarje, e cila ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, e dokumentuar, e faktuar. Ishte protesta me axhendë politike, siç janë dokumentet ndërkombëtare. Ishte protesta e paralajmëruar e Edi Ramës, se do të tejkalohet kushtetuta, etj., me radhë. Ishte protesta e thirrur mbi bazën e falsifikimit të tmerrshëm, së bashku me Filip Çakullin, të një regjistrimi të bërë nga Dritan Prifti, i ndjeri, ku flitej për një letër në mos gaboj të një pronari, fitues tenderi për një HEC që e kishte marrë me gjykatë, jo nga ne. Gjykata ja kishte marrë një kompania italiane dhe dhënë këtij, për arsye që unë nuk mund të them, por vendimi i gjykatës duhej zbatuar, nuk kishte dyshim dhe që ai thoshte, shkruhej në shkresë; i nderuar ministër, për këtë vonesë që po më bëhet, 3 muaj pa u zbatuar vendimi i gjykatës, sipërmarrja ime ka humbur 700 e ca mijë euro.

Dhe fjalën 700 e ca mijë euro që Ilir Meta i thotë Dritan Priftit, që jepja, zbato vendimin e gjykatës, Edi Rama dhe Filip Çakulli e transformuan sikur ky i kishte marrë apo po i kërkonte 700 mijë euro kompanisë. Pra, Edi Rama është përgjegjës kryesor për montimin dhe falsifikimin e dokumentit, tashmë e vërtetuar. Për protestën e dhunshme që thirri, me një axhendë të caktuar. Prano zgjidhjen politike më thotë mua, ose do kalohet mbi kufoma. E gjitha kjo, nuk e di a e kanë thirrur apo jo, por ka një autor kryesor, organizator kryesor dhe ky është Edi Rama. Dhe për dijeninë tuaj, janë jo një, por më shumë se një, deklarata të qeverisë Amerikane, por dhe të institucioneve ndërkombëtare ku kërkohet hetimi i plotë i këtij zhvillimi nga polici i thjeshtë tek organizatorët kryesorë. Është eksplicite organizatorët kryesorë. Kjo është e gjitha. Lotët që derdh janë lotët e krokodilit.

Edi Rama i solli ata si mish për top për pushtetin e tij. I solli si mish për top, për pushtetin e tij. Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Sa u dënuan aty, por nuk gjeti asnjë shkak se aty kishte qëllime, ku Garda qëlloi në kushtet e ligjit. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj dhe ajo propozoi vendimet. Kjo është historia. Por Edi Rama kërkon të përdor këto viktima, për të shpëtuar Lindën e tij, veten e tij, Mirlindën e tij, Lubinë e tij. Asnjë qëllim tjetër sepse kësaj here kjo katërshe famëzezë është në gjykim, jo vetëm në Skap, por është në gjykim në të gjitha instancat, në të opinionin publik ndërkombëtar. Nuk ka më iluzione. Këto dosje kanë një emër, dosjet e Edi Ramës. E kam mësuar nga kontaktet që kam, kjo është marrë, po analizohet kudo," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama 21 janari

Sondazh

Poll