Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Autoritetet gjyqësore në Mbretëri të Bashkuar i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”.

21 Janar 2026, 17:41 Nga E.d
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 27-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombetar, për vrasje.

Autoritetet gjyqësore në Mbretëri të Bashkuar i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 27-vjeçarit, në Mbretëri të Bashkuar.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. M., 27 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Mbretëri të Bashkuar i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 27-vjeçarit, në Mbretëri të Bashkuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

“arrest në burg” policia vrasje

Sondazh

Poll