Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 36-vjeçarja

Një automjet i drejtuar nga një 36-vjeçare, ka përplasur një këmbësor.

21 Janar 2026, 16:48 Nga E.d
Aksident me pasojë vdekjen në autostradën
Foto ilustruse

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës”.  Një automjet i drejtuar nga një 36-vjeçare, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e goditjes së fortë, 68-vjeçari ka ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 36-vjeçaren.

Njoftimi i policisë

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen L. K., 36 vjeçe, pasi mëngjesin e sotëm, në autostradën “Tiranë-Durrës” me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al

aksident policia viktima

Sondazh

Poll