Politike

“Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët"/ Alimehmeti: Mungesa e energjisë në QSUT alarmante

Duke folur në takimin e mbajtur në njësinë 4, Alimehmeti foli për situatën në QSUT, pas mungesës së dritave për disa orë. Demokrati denoncoi se që prej tetori nuk kishte kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve dhe shtoi se kjo është alarmantë dhe përgjegjësi e plotë është edhe e Ministrisë së Shëndetësisë e QSUT.

20 Janar 2026, 18:44 Nga E. D
“Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Ilir Alimehmeti ka deklaruar se se shqiptarët duhet të dalin në shesh në 24 janar dhe t’i thonë mjaft korrupsionit të kësaj qeverie. Duke folur në takimin e mbajtur në njësinë 4, Alimehmeti foli për situatën në QSUT, pas mungesës së dritave për disa orë. Demokrati denoncoi se që prej tetori nuk kishte kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve dhe shtoi se kjo është alarmantë dhe përgjegjësi e plotë është edhe e Ministrisë së Shëndetësisë e QSUT.

“Mungesa e dritave një situatë që nuk mendohej dot. E papranueshme situata në spital. Pamë video, njerëz të panikosur. Kjo është përgjegjësi e drejtorisë QSUT, dhe sigurisht e Ministrisë së Shëndetësisë. Që prej tetorit nuk paska kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve.

Gjithçka që ndodhi dje, ishte alarmante, a mund të pranojmë dot që në 2026 të themi do Zoti ka drita në spital. U fol për spitale moderne, por këtu bëhet fjalë për drita, përgjegjësi direkte që shkojnë përtej abuzimeve me fondet. Këta nuk e kishin vënë ujin në zjarr. Në 24 janar duhet të jemi në shesh, t’i themi boll më kësaj qeverie”, tha ai./Dosja.al

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll