20 Janar 2026, 19:32
Nga E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë, të cilët vinin skedina dhe organizonin baste sportive janë zbardhur. Në dosjen hetimore, janë evidentuar të ruajtura biseda të zhvilluara në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” midis punonjësit të policisë, dhe shtetasit I.T. me përmbajtje të organizimit dhe ushtrimit të lojërave të fatit, basteve sportive, ndeshje futbolli.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore të kryera është administruar akti i ekspertimit teknik të sendeve celularë sekuestruar personave nën hetim E.P. dhe I.T., ku kanë rezultuar komunikime të tyre me përmbajtje organizimi dhe ushtrimi të lojërave të fatit.
Pjesë nga mesazhet:
Polici me iniciale E.P: Degjo te faqja qe je menager. Pervec pjeses qe esht 50me 50 ka edhe % per lijen dhe 20 % per fitimet
Shtetasi me iniciale I.T: Mu do me japesh 405 tja coj atij 200 time mbaje se esht e jotja se tpata marr 200 per kushon. Jane 932 gjithsej
Polici me iniciale E.P: 466 i do ai djali
Polici me iniciale E.P: Un e ti kemi nga 233
Shtetasi me iniciale I.T: He mo vlla a fole per lekt
Polici me iniciale E.P: Po fola pra do I sjelli neser Po mire SE Po ashtu ti Jap une mo’s e vrit mendjen
Shtetasi me iniciale I.T: Esht blloku linku i faqes
Polici me iniciale E.P: Po te hap nje tjetër
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë, mes tyre një i RENEAS-s dhe një civili, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet e Elbasanit dhe Korçës.
Sipas AMP, caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku rezultoi se të akuzuarit, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive. Mësohet se gjatë veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.
Mes personave që është ndërmarrë masë sigurimi janë punonjësit e policisë:
1.Denis Sinani shef krimesh në Komisariatin e Devollit
2.Ersit Dogra me detyrë trupë shërbimi operacional pranë seksionit special të ndërhyrjes Taktike në njësinë special “RENEA”.
3.Enea Kapllani ndihmës specialist në postën kufitare të Morinës
4.Aldi Molla përgjegjës Turni pranë stacionit policor Morinë
5.Gezim Beqiraj ndihmës specialist dhe kontrollor në pikën kufitare të Morinës
6.lir Tafaj qytetari që kishte lloton në Elbasan./Dosja.al
Aktualitet
20 Janar 2026, 18:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Armando Marku, 26-vjeçari i cili u vetëdorëzua ditën e sotme pranë Policisë së Tiranë...
Aktualitet
20 Janar 2026, 18:07
E. D
ELBASAN- Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në Elbasan. Fatmirë...
Aktualitet
20 Janar 2026, 17:08
E.d
Foto ilustruse
FUSHË KRUJË- Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, pas vrasjes së 57-vjeçarin, gjatë një ...
Aktualitet
20 Janar 2026, 17:02
Në zbatim të Planit Operacional në sektorin e Ndërtimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifi...
Aktualitet
20 Janar 2026, 16:33
E. D
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë italiane “Sturl One”, ndaj organizatës shqiptare të narkotr...
Aktualitet
20 Janar 2026, 16:20
E.d
Foto ilustruse
SARANDË- Policia ka arrestuar ditën e sotme administratorin e pallatit ku ishte përshtatur ambienti për kultivimin ...
Aktualitet
20 Janar 2026, 16:06
E. D
pamje nga aksidenti
CËRRIK- Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Cërrikut, ku si pasojë dy persona kan&eu...
Aktualitet
20 Janar 2026, 15:54
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy perso...
Aktualitet
20 Janar 2026, 15:46
E.d
Foto ilustruse
ITALI– Një 37-vjeçari shqiptar banues i Tavullias është dënuar me 14 vite burg. Ai është Art...
Aktualitet
20 Janar 2026, 15:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një 26-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është vet&e...