Aktualitet

FOTO/ Aksident në unazën e qytetit të Cërrikut, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy persona 

Bëhet me dije se njeri prej mjeteve të përfshirë në aksident është me targa të Kosovës dhe sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

20 Janar 2026, 16:06 Nga E. D
FOTO/ Aksident në unazën e qytetit të Cërrikut, makinat
pamje nga aksidenti

CËRRIK- Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Cërrikut, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra tjetër dhe nga përplasja të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.

Gjithashtu bëhet me dije se njeri prej mjeteve të përfshirë në aksident është me targa të Kosovës. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe shpejtësia tej normave./Dosja.al

aksident ne cërrik

Sondazh

Poll