Aktualitet

I bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua sot në Tiranë, i përfshirë në ekzekutimin e snajperistit në Angli

‘Babalja’, pas ekstradimit nga Belgjika u përball me një proces të gjatë gjyqësor. Ai u shpall bashkëfajtor nga gjykata dhe u dënua me 32 vite burg. Ndërsa, Sajmir Dodoveci u dënua me 36 vite burg.

20 Janar 2026, 18:37 Nga E.d
I bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut/ Kush është
Foto ilustruse

TIRANË- Armando Marku, 26-vjeçari i cili u vetëdorëzua ditën e sotme pranë Policisë së Tiranës, kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, ku dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 7 vitesh. 

Ai akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, në Angli, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2019. Në lidhje me këtë ngjarje, akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë. Konkretish akuzohen nga autoritetet britanike Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, i njohur në TikTok si ‘Babalja’.

‘Babalja’, pas ekstradimit nga Belgjika u përball me një proces të gjatë gjyqësor. Ai u shpall bashkëfajtor nga gjykata dhe u dënua me 32 vite burg. Ndërsa, Sajmir Dodoveci u dënua me 36 vite burg.

Kush janë të dënuarit e tjerë në lidhje me këtë ngjarje?

Hemawand Ali Hussain u ekzekutua brutalisht në Hartlepool. Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, Sajmir Dodoveci u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor dy ditë para Krishtlindjes.

Dodoveci u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen e Hussain, i cili u qëllua me armë nga afër brenda një shtëpie në rrugën Charterhouse në shtator 2019. Ai doli para Gjykatës së Magjistratëve në Teesside dhe u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij në Gjykatën e Kurorës në Teesside të martën e 13 janar-it. Hetimet e gjera nga Policia e Cleveland më parë çuan në burgim të përjetshëm për Eugert Merizaj për vrasjen e z. Hussain.

Ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar pas vrasjes dhe u gjurmua gjithashtu në Belgjikë, u ekstradua dhe u dërgua në gjyq ku u shpall fajtor. Tre burra të tjerë u dënuan në janar 2021 pasi u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia. Ata janë Noza Saffari, 40 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 34 vjeç, i dënuar me 19 vjet, dhe Qazim Marku, 26 vjeç, gjithashtu i dënuar me 19 vjet burg. Një 34-vjeçar u ndalua gjithashtu në Belgjikë në shkurt 2024 dhe po bëhen përgatitjet për ekstradimin e tij për t’u përballur me gjyqin. Ndërkohë, një tjetër i dyshuar, shqiptari 26-vjeçar Armando Marku është dorëzuar ditën e sotme pranë policisë./Dosja.al

armando marku eugert merizaj sajmir dodoveci

Sondazh

Poll