Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e 2 personave në 97-ën/ Gjykata vendos 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela

Ish-polici Tomor Çela iu dorëzua Shqipërisë gjatë verës për të vuajtur dënimin për vrasjen me dashje të Elton Danit dhe Ledian Hoxhës.

20 Janar 2026, 15:54 Nga E.d
I akuzuar për vrasjen e 2 personave në 97-ën/ Gjykata vendos 23
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997. Ish-polici Tomor Çela iu dorëzua Shqipërisë gjatë verës për të vuajtur dënimin për vrasjen me dashje të Elton Danit dhe Ledian Hoxhës.

Por gjykata e kryeqytetit përmes këtij vendimi që Top Channel disponon e ka kthyer edhe njëherë në pikën zero procesin duke gjykuar se 56-vjeçari nuk ka patur dijeni për procesin që po mbahej. Në 10 shkurt 2014 Çela firmosi një shkresë nga Pensilvaia, duke caktuar njerëzit që do t’i mbronin interesat. 

Ai ia kaloi kompetencat vjehrrës argumenton gjykata. Por, për gjyqësorin në Shqipëri shkresa e firmosur tek një noter amerikan nuk ishte e qartë sepse aty nuk përmendet mbrojtja me avokat. Ai është rigjykuar edhe një herë tjetër.

Në seancën e parë të rigjykimit ishin familjarët e viktimave dhe përballë tyre i akuzuari për vrasjen e të rinjve. Tomor Çela ishte polic në kryeqytet dhe pesë muaj pasi e larguan nga detyra me një armë kallashnikov që oshte e shërbimit dhe që nuk kishte dorëzuar ai kreu krimin në debat e sipër. Dëshmitarët kanë thënë në proces se grindja kishte nisur tre ditë para krimit për dy mijë lekë të reja, që duhet të paguheshin për një derë automjeti të dëmtuar./Dosja.al

tomor Çela ledian hoxha 23 vite burg

Sondazh

Poll