Aktualitet

Kultivontin bimë narkotike në dy apartamente në Sarandë, arrestohet administratori i pallatit dhe sekuestrohen 18 kg kanabis

Mbi 45-vjeçarin banues në Sarandë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

20 Janar 2026, 16:20 Nga E.d
Kultivontin bimë narkotike në dy apartamente në Sarandë,
Foto ilustruse

SARANDË- Policia ka arrestuar ditën e sotme administratorin e pallatit ku ishte përshtatur ambienti për kultivimin e bimëve narkotike. Mbi 45-vjeçarin banues në Sarandë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 

Gjatë aksionit, forcat e policisë kanë sekuestruar 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 18 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.


Njoftimi i policisë

Operacioni policor i koduar “Administratori” ka finalizuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës. Gjatë aksionit, forcat e policisë kanë sekuestruar 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 18 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

U arrestuan në flagrancë administratori i pallatit ku ishte përshtatur ambienti për këtë veprimtari kriminale, shtetasin E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, i cili u akuzua për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim katër shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa u procedua penalisht edhe bashkëshortja e të arrestuarit, M. B., 45 vjeç.

Kontrolli i realizuar në dy apartamente të katit të nëntë të një pallati 9-katësh në lagjen nr. 2 të Sarandës ka çuar në zbardhjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, të përdorura për mbështetje të aktivitetit të kultivimit të kanabisit. Pjesë e sekuestrimeve janë edhe pajisje të tjera si llamba elektrike, kondicionerë, ventilatorë dhe filtrat e ajrit, të cilat përdoren për mbajtjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al

saranda administratori policia

Sondazh

Poll