Politike

"Farsë e paimagjinueshme"/ Sot seanca në Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve, Rama: Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëzie

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoj seancën një farsë të shëmtuar e të imagjinueshme, e cila është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq.

20 Janar 2026, 16:23 Nga E.d
"Farsë e paimagjinueshme"/ Sot seanca në Kushtetuese
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar seancën e cila po mbahet në Gjykatën Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoj seancën një farsë të shëmtuar e të imagjinueshme, e cila është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq.

Rama tha se ata janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që shumica qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor.

Ai tha se kjo bën që Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë, ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër. Në fund, Rama uroi që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar.

Postimi i plotë i Edi Ramës: 

Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor! 

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave - ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar!/Dosja.al

edi rama gjyqtarë spak

Sondazh

Poll