20 Janar 2026, 15:46
Nga E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”. Kallëzimi lidhet me një dëftesë njoftimi gjyqësore, e administruar në dosjen e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilën figuron një nënshkrim në emër të Veliajt, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor.
Por, sipas kallëzimit penal, ky nënshkrim nuk është firma e tij, ndërsa verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi i Apelit nuk ka mbërritur asnjëherë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, ku Veliaj ndodhet i paraburgosur.
Në kallëzim thuhet se:
Mungesa absolute e njoftimit real dhe ekzistenca e një dëftese me nënshkrim jo autentik përbëjnë provë të drejtpërdrejtë të falsifikimit të aktit të komunikimit, me qëllim aktivizimin fiktiv të afateve procedurale për ushtrimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.
Sipas Veliajt, ky veprim cenon rëndë të drejtën kushtetuese për ankim, sigurinë juridike dhe parimin e procesit të rregullt ligjor, duke synuar realisht humbjen e së drejtës së rekursit përmes përdorimit të një akti zyrtar të rremë.
Në kallëzim kërkohet:
• regjistrimi i menjëhershëm i procedimit penal,
• ekspertim grafik i nënshkrimit,
• hetimi i zinxhirit të plotë të personave që kanë hartuar, administruar apo përdorur këtë dokument,
• si dhe hetimi i çdo vepre tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit, përfshirë shpërdorimin e detyrës.
• Një kopje e kallëzimit penal i është depozituar gjithashtu Gjykatës së Lartë, si provë se afatet procedurale për • ushtrimin e rekursit nuk kanë filluar kurrë ligjërisht, për shkak të mungesës së një njoftimi të vlefshëm./Dosja.al
erion veliaj
Politike
20 Janar 2026, 15:33
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme, përfundimin pa vonesa...
Politike
20 Janar 2026, 14:58
E.d
Foto ilustruse
Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parl...
Politike
20 Janar 2026, 14:27
I.A
Irena Gjoka
TIRANË- Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar veri...
Politike
20 Janar 2026, 14:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka deklaruar ditën e sotme se shqetësimet për qeverisjen, ko...
Politike
20 Janar 2026, 13:42
I.A
Genta Vangjeli
DURRËS- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën ...
Politike
20 Janar 2026, 13:12
I.A
Majlinda Dhuka
TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se viti 2026 është vendimtar për Shqip&...
Politike
20 Janar 2026, 12:27
I.A
Adea Pirdeni
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni ka shpjeguar nismat ligjore që pritet të ndë...
Politike
20 Janar 2026, 12:13
I.A
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu ka deklaruar ditën e sotme se do të ket&e...
Politike
20 Janar 2026, 12:09
I.A
Majlinda Dhuka
TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një ligj t...
Politike
20 Janar 2026, 12:07
D.S
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha se, deputetët e opozitës po bëjnë atë q&...