Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosjen e 27-vjeçarit në Fresk, arrestohet autori

I arrestuari është Klejvis Caka.

20 Janar 2026, 15:11 Nga E.d
EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosjen
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme, autorin e plagosjes së 27-vjeçarit në Fresk. Ngjarje e cila ka nodhur në gusht të vitit të kaluar në rrugën “Thoma Filipeu”. I arrestuari është Klejvis Caka.

Ai ka qëlluar me armë zjarri, 27-vjeçarin Juglen Abazi në zonën e Freskut. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, K. C alias K. S alias K. L., 27 vjeç, pasi dyshohet se më datë 02.08.2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin J. A.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njoftoi sot policia./Dosja.al

klejvis caka juglen abazi policia

Sondazh

Poll