Aktualitet

Ekzekutimi i Jani Aliajt/ “Xheku” kishte ‘status mbrojtjeje’! Si i shpëtoi 6 muaj më parë një atentati në të njëjtin burg

Mediat greke raportojnë se 49-vjeçari kishte “status mbrojtjeje”, pasi gjashtë muaj më parë i ishte bërë edhe një tjetër atentat në të njëjtin burg. Pra, shqiptari ishte në shënjestër të rivalëve të tij dhe kishte qëndruar edhe në një qeli me një polic, i cili ishte akuzuar për drogë.

20 Janar 2026, 15:03 Nga E. D
Ekzekutimi i Jani Aliajt/ “Xheku” kishte ‘status
Jani Aliaj

GREQI- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ekzekutimi i Jani Aliaj, i cili u vra ditën e djeshme në burgun e Koridhalos në Greqi. Mediat greke raportojnë se 49-vjeçari kishte “status mbrojtjeje”, pasi gjashtë muaj më parë i ishte bërë edhe një tjetër atentat në të njëjtin burg. Pra, shqiptari ishte në shënjestër të rivalëve të tij dhe kishte qëndruar edhe në një qeli me një polic, i cili ishte akuzuar për drogë.

Si ndodhi ngjarja?

49-vjeçari, Jani Aliaj u ekzekutua ditën e djeshme (19 Janar 2026), brenda burgut të Koridallos. Autori është një grek 28-vjeçar, i cili me një thikë të improvizuar vrau shokun e tij të burgosur brenda Krahut të 3-të të burgut më të madh të vendit. Gjithçka tregon se kjo është një kontratë vdekjeje, me hetimin që po kryhet nga Siguria e Pireut. Viktima ka një të kaluar të rëndë kriminale, ashtu si edhe autori.

49-vjeçari nga Tepelena, ndodhej i arrestuar në Greqi prej 31 dhjetorit 2024. Konkretish ai ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet. Gjithashtu akuzohej edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marijuane përfundoi me të plagosur.

Sipas mediave greke, pazaret dhe konfliktet e drogës dhe lufta e egër për territor, besohet se janë pistat kryesore dhe motivi i krimit të rëndë të ndodhur në Burgun e Koridhalosit në Greqi. Por autoritetet nuk përjashtojnë edhe një motiv të mundshëm të hakmarrjes, për shkak se viktima i njohur ndryshe si  “Xheku” kishe një aktivitetit të ngjeshur kriminal. /Dosja.al

jani aliaj

Sondazh

Poll