Aktualitet

Dhunoi dhëndrin, arrestohet 52-vjeçarja në Lushnje

Ende nuk dihet shkaku i zënkës, i cili më pas ka përfunduar në përleshje fizike.

19 Janar 2026, 15:46 Nga E.d
Dhunoi dhëndrin, arrestohet 52-vjeçarja në Lushnje
Foto ilustruse

LUSHNJË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçare në Lushnje. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.

Ende nuk dihet shkaku i zënkës, i cili më pas ka përfunduar në përleshje fizike. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

lushnje 52-vjeçare policia

Sondazh

Poll