Dyshohet se vranë një person në vitin 2018/ Arrestohen dy vëllezërit në Dibër! U gjenden tre armë zjarri
foto ngta vendngjarja DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga, dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje n...
Sipas njoftimit të policisë, Kreshnik Gaxha, banues në Kukës, u kap në flagrancë pasi në automjetin që drejtonte, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti.
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar nga Kukësi pasi asistoi në transportimin e jashtëligjshëm të gjashtë personave egjiptian. Sipas njoftimit të policisë, Kreshnik Gaxha, banues në Kukës, u kap në flagrancë pasi në automjetin që drejtonte, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti.
Uniformat blu bëjnë me dije se, i akuzuari dyshohey se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së. U sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë. Ndërkohë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Njoftimi i policisë:
"Tiranë/Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Transportonte drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, 6 emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”.
Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës. Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
foto ngta vendngjarja DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga, dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje n...
foto nga vendngjarja FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 49-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke shitur lë...
Santiago Malko dhe Leonard Duka TIRANË- GJKKO pritet të shpallë më 21 janar, në orën vendimin për çësht...
SARANDË- Një çift të moshuarish janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë plagosur me mjet prerës nj&eum...
Blerina Basha DURRËS- Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, për shkak të kushte...
Spitali Rajonal i Shkodrës SHKODËR- Një 16-vjeçare, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në nj&e...
Altin Ndoci DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë ditën e sotme për drejtorin e Burgut të Durrë...
Burgu i Durres DURRËS- U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj, drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llaba...
Foto nga vendngjarja TIRANË- Policia e Shteti ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
Foto ilustruese Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë...