Plagosën me thikë një të mitur/ Arrestohet çifti i të moshuarve në Sarandë
SARANDË- Një çift të moshuarish janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë plagosur me mjet prerës nj&eum...
Avokatja mbrojtëse e Dukës, Melina Gjeta e cilësoi kërkesën e SPAK si të pabazuara në ligj,pasi sipas saj, dosja hetimore përmban vetëm elemente të një procesi të paplotë dhe të mbështetur kryesisht në burime mediatike.
TIRANË- GJKKO pritet të shpallë më 21 janar, në orën vendimin për çështjen ndaj Leonard Dukës, për të cilin SPAK ka kërkuar dënimin me 32 vite burg. Avokatja mbrojtëse e Dukës, Melina Gjeta e cilësoi kërkesën e SPAK si të pabazuara në ligj,pasi sipas saj, dosja hetimore përmban vetëm elemente të një procesi të paplotë dhe të mbështetur kryesisht në burime mediatike.
Avokatja Gjeta kundërshtoi motivin e pretenduar të vrasjes, duke theksuar se dy plagosjet për të cilat dyshohet se kanë lidhje me viktimën, janë ende pa autor. Sipas saj, prokuroria nuk mund të përcaktojë autorësi në një kohë ku nga organet kompetente nuk kanë zbardhur pistën e plotë. Gjeta, vuri gjithashtu në dyshim dëshminë e Blendi Tetës, duke theksuar se ai ka deklaruar para gjykatës se është kërcënuar dhe vënë nën presion nga uniformat blu dhe kjo sipas avokates përbën shkelje të rënda ligjore duke hedhur poshtë dëshminë.
Gjatë seancës, u kundërshtua edhe përdorimi i transkripteve të aplikacionit Sky, të cilat mbrojtja i cilësoi si prova të paligjshme, që cenojnë lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës. Sipas saj, përgjimi nga autoritetet franceze ka qenë masiv dhe jo i orientuar. Ndërsa Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se nuk ka përdorur aplikacionin Sky. Nëna e viktimës Santiago Malko, deklaroi para gjykatës se Duka është përgjegjës për vrasjen e djalit të saj. Ajo kërkoi dënimin maksimal për të akuzuarin, duke shtuar se kërkon dënim me vdekje.
“Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe më tha që s’kam gjë me Santin, por doli e më vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë.”, tha nëna e Malkos.
Si ndodhi ngjarja?
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi tetë persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica./Dosja.al
SARANDË- Një çift të moshuarish janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë plagosur me mjet prerës nj&eum...
Blerina Basha DURRËS- Denis Hajmerraj, babai i 3 fëmijëve të mitur që ishin prekur nga zgjebja, për shkak të kushte...
Spitali Rajonal i Shkodrës SHKODËR- Një 16-vjeçare, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në nj&e...
Altin Ndoci DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë ditën e sotme për drejtorin e Burgut të Durrë...
Burgu i Durres DURRËS- U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj, drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llaba...
Foto nga vendngjarja TIRANË- Policia e Shteti ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
Foto ilustruese Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë...
Foto ilustruese Me reformën territoriale të vitit 2014, bashkitë morën kompetenca të reja për administrimin dhe mirëmbaj...
Ditën e e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në...
TIRANË- Personat që shikoni në foto janë disa prej individëve që mashtronin qytetarët italianë në Call Centerin e...