Aktualitet

U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj/ Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit pëson hemoragji cerebrale

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, QSUT.

19 Janar 2026, 09:21 Nga D.S
U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj/ Drejtori i komanduar i
Burgu i Durres

DURRËS- U emërua pas arrestimit të Indrit Cërloj, drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemoragji cerebrale.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, QSUT. Llabani u emërua drejtues i komanduar, vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

edmond llabani qsut drejtor i komanduar i durrësit altin ndoci

Sondazh

Poll