Politike

Aksidenti tragjik hekurudhor në Adamuz/ Rama mesazh ngushëllimi: Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave

Në një postim në llogarinë e tij në X, Rama shpreh në emër të popullit shqiptar, ngushëllime familjeve të viktimave dhe solidaritet me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment zie.

19 Janar 2026, 09:15 Nga D.S

Aksidenti tragjik hekurudhor në Adamuz/ Rama mesazh ngushëllimi:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për tragjedinë në Adamuz të Spanjës, ku nga përplasja e dy trenave, humbën jetën 39 personave. Në një postim në llogarinë e tij në X, Rama i drejtohet presidentit të Spanjës, Pedro Sanchez, ku shpreh në emër të popullit shqiptar, ngushëllime familjeve të viktimave dhe solidaritet me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment zie.

Ai gjithashu shkruan se, mendimet tona janë me ata që kanë humbur njerëzit e tire të dashur dhe me të gjithë ekipet që po punojnë palodhshmërisht në përgjigje të kësaj tragjedie.

“ I dashur, Pedro. Me trishtim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodh në Adamuz. Në emër të popullit shqiptar dhe në emër tim personal, dëshirë t'ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe solidaritetit tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment zie. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur njerëzit e tire të dashur dhe me të gjithë ekipet që po palodhshmërisht në përgjigje të kësaj tragjedie.", shkruan Rama./Dosja.al 

Postimi i plotë:

edi rama aksident hekurodhor ne spanje pedro sanchez

Sondazh

Poll