Bota

Presidenti Trump merr pjesë në garat me makina në ‘Daytona 500’, bën xhiron me ‘bishën’ e blinduar

16 Shkurt 2020, 16:53 Nga DOSJA
Presidenti Trump merr pjesë në garat me makina në ‘Daytona

SHBA– Trump është parë së bashku me bashkëshorten e tij Melanie  teksa ka zbritur nga aeroplani “Air Force One” në Florida, për të marrë pjesë në garën me makina në Daytona Beach.

Do të jetë një angazhim i madh politik, pasi Trump do të bëhet edhe i pari President amerikan që do të sinjalizojë fillimin e nisjes së garës së kësaj të diele në  ‘Daytona 500’.

Në vitin 2012, një sondazh në Washington Post / ABC News zbuloi që pikëpamjet pozitive të Nascar ishin më të larta midis republikanëve sesa amerikanët në përgjithësi.

Amerikanët e Bardhë ishin disi më të predispozuar se zezakët që të kishin një mendim të favorshëm, ndërsa njerëzit e grupmoshës 65-vjeçare e më të vjetër ishin pak më të predispozuar se ata nën 30 vjeç që ta shikonin Nascar pozitivisht.

Trump po shikohet edhe më pozitiv nga republikanët, amerikanët e bardhë dhe të moshuarit, krahasuar me amerikanët e tjerë.

Vitin e kaluar, Trump i dha Medaljen Presidenciale të Lirisë Roger Penske, një biznesmeni dhe themeluesit të një prej ekipeve më të suksesshme në botë për motorë.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll