Bota

Shkon në 5 numri i viktimave jashtë territorit të Kinës/ Humb jetën 61 vjeçari në Tajvan

16 Shkurt 2020, 16:43 Nga DOSJA
Shkon në 5 numri i viktimave jashtë territorit të Kinës/

KINË -Një person në Tajvan ka humbur jetën ditën e sotme, për shkak se ishte i prekur nga koronavirusi, duke shënuar dhe vdekjen e pestë jashtë territorit të Kinës.

Sipas mediave të huaja lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Chen Shih-Chung, i cili ka bërë të ditur se viktima ishte një taksist 61- vjeçar që vuante edhe nga sëmundja e diabetit. Gjithashtu ai ka shtuar se po bëhen zhvillime për të konfirmuar se si viktima e mori sëmundjen pasi ai nuk kishte udhëtuar jashtë qytetit të Tajvanit.

“Është duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar se si burri, i cili nuk kishte udhëtuar së fundmi jashtë Tajvanit, kontraktoi sëmundjen”- tha Chen për mediat e huaja.

Tajvani ka raportuar se ka 20 raste të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe gjithashtu ka ndaluar dhe hyrjen e vizitorëve kinezë.

Koronavirusi deri më tani ka shkaktuar 1,669 viktima. Ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar 69 mijë e 256 persona.  Sipas të dhënave të raportuara nga autoriteti shëndetësor, rreth  68.500 raste të virusit janë  regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kinës, çka do të thotë rreth 2 mijë e 9 persona më tepër nga një ditë më parë. Ditët e fundit është raportuar edhe vdekja e parë në Francë, jashtë territorit të Kinës. Bëhet fjalë për një turist 80-vjeçar kinez që kishte marrë trajtim për Covid-19 që nga 25 janari.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus coronavirus

Sondazh

Poll