Bota

Flamuri i Kosovës valëvitet në Calgary në kujtim të 12-vjetorit të pavarësisë

16 Shkurt 2020, 16:41 Nga DOSJA
Flamuri i Kosovës valëvitet në Calgary në kujtim të

KANADA- Sot pranë bashkisë së qytetit të Kalgarit, provincës së Albertës, Kanada, u ngrit flamuri i Kosovës e organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze. Në këtë ceremoni sa të thjeshtë po aq e kuptimplotë pas mbajtjes së fjalës nga kryetari i shoqatës Z. Ilir Kuqi, e cila u pasua nga fjalimi i ndjerë i gazetarit të mirënjohur në rrethin e shqiptarëve të Kalgarit z. Nebi Murseli, u bë ngritja e flamurit. Në këtë ditë të bukur shkurti me diell, ndjehej krenaria dhe gëzimi në sytë e shqiptarëve të mbledhur të cilët ishin nga të gjitha trevat shqiptare për të qenë dëshmitarë të ngritjes së flamurit.

Nebi Murseli në fjalimin e tij, theksoi sa e rëndësishme është kujtimi i kësaj date historike për popullin shqiptar të Kosovës, datë e cila përmbush amanetin e të rënëve për liri e pavarësi.

“Kosova nuk ka qenë asnjëhere një koncept thjesht gjeografik-tha në fjalimin e tij z. Murseli, -prandaj të gjithë ne shqiparët kudo që jemi ta kujtojmë gjithmonë këtë tokë dardane, tokë për të cilën kanë rënë shqiparë nga të gjitha trojet etnike. Sakrificat dhe dashuria për këtë tokë duhet të jetë lajtmotivi që brezave të ardhshëm e kemi detyrim t’ua kujtojmë historinë e Kosovës sonë të lavdishme dhe kreshnike.”

Pas fjalimit të z. Nebi, u bë ngritja e flamurit e shoqëruar nga himni i Kosovës. Nuk mund të mbyllej një ceremoni e tillë pa një këngë si “Kuq e Zi”, e cila zgjon ndjenja atdhedashëse e bashkimi mes shqiptarësh.

(Marrë nga Albcanyyc.org)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora 12 vjetori i pavaresise se kosoves kosovaret ne kanada pavaresia e kosoves 12 vjetori i pavaresise se kosoves kosovaret ne kanada pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll