Bota

Pluton Vasi fiton çmimin ‘Regjisori më i mirë’, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër

16 Shkurt 2020, 15:23 Nga DOSJA
Pluton Vasi fiton çmimin ‘Regjisori më i mirë’,

LONDËR– Në festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër, regjisori shqiptar Pluton Vasi, ka fituar çmimin si “Regjisori më i mirë”.

Vasi ka konkuruar në këtë garë mjaft  të fortë me artistë të tjerë të huaj në filmin “Ndërkombëtarët”, ku është vlerësuar maksimalisht për punën e tij.

“Ndërkombëtarët” u nominua në 3 kategori në Festivalin e Londrës, si: Skenari më i mirë, Regjia më e mirë dhe Filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

Ndërkohë filmi i Pluton Vasit është një komedi e zezë. Rol kryesor në këtë film ka aktori i njohur Eni Shehu.

Përveç Eni Shehut, në kastin e aktorëve përfshihen gjithashtu edhe Ardian Cerga, Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Alert Çeloaliaj, Adele Gjoka.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora çmimi “regjisori më i mirë” pluton vasi regjisori shqiptar çmimi “regjisori më i mirë” pluton vasi regjisori shqiptar

Sondazh

Poll