Bota

Avokati i Trump akuza të forta kundër George Soros: Po përdor ambasadat e SHBA në Evropën Lindore

16 Shkurt 2020, 13:32 Nga DOSJA
Avokati i Trump akuza të forta kundër George Soros: Po përdor

SHBA– Rudolph Giuliani, ish-kreu i Bashkisë së New York-ut, tashmë avokat i Donald Trump, ka hedhur akzua të forta kundër filantropit Geogre Soros.  Sot përmes një postimi në mediat sociale, Guliani  ka shkruar se Soros është armiku numër një i Partisë Republikane dhe shton se ai po përdor ambasadat në Evropën Lindore për mbrojtjen e organizatës së tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij.

Ndër të tjera avokati vullnetar i Presidentit Trump ka deklaruar se Soros po financon DA, për t’i lënë kriminelët e lirë. “Soros është armiku numër një i Partisë Republikane. Ai është si një anarkist. Ai financoi DA që po i lënë kriminelët të shkojnë pa pagesë. Dhe në Evropën Lindore ai përdor ambasadat tona për të mbrojtur organizatën e tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij.”– ka shkruar Rudolph Giuliani.

Geogre Soros është një emër i njohur për Shqipërinë, ku kohët e fundit ka qenë në qendër të akuzave nga Presidenti Ilir Meta. Ky i fundit është shprehur se Soros po krijon në Shqipëri një shtet paralel dhe po tenton rrënimin e vendit tonë. Po ashtu akuza janë hedhur nga eksponentë të ndryshëm për ambasadën amerikane, ku është thënë se ajo vepron kundër direktivave nga Departamenti i Shtetit në Uashington. 

A.C. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump evropa lindore meta takon alex soros presidenti meta rudolph giuliani soros donald trump evropa lindore meta takon alex soros presidenti meta rudolph giuliani soros

Sondazh

Poll