Bota

Pagoi 25 mijë paund, burri që kërkonte të kthehej në femër e pëson keq, i shkatërrohet fytyra (FOTO)

16 Shkurt 2020, 11:39 Nga DOSJA
Pagoi 25 mijë paund, burri që kërkonte të kthehej në

BELGJIKË– Së fundmi ka qenë rasti  i një djali, Rody Alves, ku në  rrjetet sociale njihet ndryshe si “Kukulla Ken Njerëzore”, i cili ndryshoi gjininë nga mashkull në femër.  Ai ka publikuar  fotot e fytyrës së tij me ndryshimin drastik.

Alves  i është nënshtruar disa operacioneve në një klinikë në Belgjikë, ku edhe ka hequr mollëzat tipike, që kanë burrat.

Në një pronocim Alves ka thënë se e ka të pamundur të flasë qartë dhe rrjedhshëm për shkak të  ndërhyrjes që ka bërë në fytyrë. Por ndër të tjera i riu shprehet i lumutur se me këtë ndërhyrje kirurgjikale ka sot rezultatin që ka dashur gjithmonë. Por për këtë operacion Rody ka paguar plot 25 mijë paund.

“Nuk mund të flas dhe aq mirë pasi kam ndërhyrë për të hequr “mollën e Adamit”. E kam fytin si të gërvishtur. Sytë i kam lejla dhe shumë të enjtur. Nuk mund të shikoj asnjë gjë. Nuk shikoj dot as fytyrën time të re. Nëse më duhet të kontrolloj diçka, duhet ta ngre telefonin lart, për të lexuar. Nga një në dhjetë, dhimbjen që ndjej mund ta klasifikoj në nivelin katër. Nuk kam shumë dhimbje, por më shumë nuk ndihem rehat, nuk jam mirë. Në mollëza kam vendosur dy implante titaniumi, për t’i bërë ato të duken sa më femërore. Për fat të mirë, kështu nuk do të më ngatërrojnë me meshkujt. Fytyra ime do të ndryshojë shumë. Do të jetë më e vogël. Kjo ndërhyrje kirurgjikale më ka dhënë shkëlqimin që kam dashur gjithmonë për pamjen time.”- shprehet  Alves.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rody alves rody alves

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2020, 19:47

GJERMANI-Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor,...