Bota

Shkon në 1,669 numri i viktimave nga koronavirusi, rreth 70 mijë të tjerë të infektuar

16 Shkurt 2020, 07:21 Nga DOSJA
Shkon në 1,669 numri i viktimave nga koronavirusi, rreth 70 mijë

Kinë- Koronavirusi deri më tani ka shkaktuar 1,669 viktima. Ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar 69 mijë e 256 persona.  Sipas të dhënave të raportuara nga autoriteti shëndetësor, rreth  68.500 raste të virusit janë  regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kinës, çka do të thotë rreth 2 mijë e 9 persona më tepër nga një ditë më parë.

Ditët e fundit është raportuar edhe vdekja e parë në Francë, jashtë territorit të Kinës. . Bëhet fjalë për një turist 80-vjeçar kinez që kishte marrë trajtim për Covid-19 që nga 25 janari.

Në Shqipëri asnjë person nuk është diagonstikuar me koronavirus. Pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se janë marrë masa të plota kundër gripit sezonal dhe kundër koronavirusit. Po ashtu ajo theksoi se janë gati dhomat e izolimit nëse do kemi raste të të prekurve nga vurisi vdekjeprurës në Shqipëri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi virusi ne kine koronavirusi virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2020, 19:47

GJERMANI-Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor,...