Politike

Parku i energjisë së rinovueshme me erë/ Rama: Projekti ka hyrë në fazën e dytë, brenda 12 muajve do të finalizohet 

Gjatë podcast-it të tij 'Flasim', Rama u shpreh kjo ka qenjë një javë e rëndësishme në aspektin e zhvillimit ekonomik, pasi është hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të sovranitetit energjetik.

18 Janar 2026, 09:58 Nga E.d

Parku i energjisë së rinovueshme me erë/ Rama: Projekti ka

TIRANË- Rama ka folur për parkun e energjisë së rinovueshme me erë. Gjatë podcast-it të tij 'Flasim', Rama u shpreh kjo ka qenjë një javë e rëndësishme në aspektin e zhvillimit ekonomik, pasi është hedhur një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të sovranitetit energjetik.

Rama tha se projekti i parkut me energji të rinovueshme me erë në Tropojë, ka hyrë në fazën e dytë. Kryeministri Rama u shpreh se brenda 12 muaj punë, ky projekt do të finaliohet dhe do të hyjë në rrjetin e prodhimit kombëtar.

Edi Rama: Kjo javë ka qenë e rëndësishme edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, pasi kemi hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të sovranitetit energjetik, duke fuqizuar kështu themelet e ekonomisë dhe duke iu afruar atij momenti kur Shqipëria nuk do të ketë më nevojë të paguajë nga taksat e shqiptarëve për të importuar energji nga jashtë. E kam fjalën për hapin e hedhur për fazën e dytë të projektit madhor të parkut me energji të rinovueshme me erë në Tropojë.

600 megavat, një hap dhe një fazë e re që shënon finalizimin e një përpjekjeje të përbashkët rreth dyvjeçare me kompaninë amerikane, lidere në energjinë e rinovueshme në Europë, CëP, dhe në këtë mënyrë, falë një procesi parapërgatitor që është faktikisht më i shkurtër se vetë procesi i ndërtimit, kam bindjen se në një kohë 12 muaj punë, pa llogaritur periudhat kur dimri është realisht në fazën që e bën të pamundur punën normale në terren, ne do të kemi parkun me energji të erës, që do të hyjë në rrjetin e prodhimit tonë kombëtar dhe do të bëjë që, në këtë mënyrë, Shqipëria të thellojë diversifikimin e portofolit të vet energjetik./Dosja.al

edi rama podcast projekt

Sondazh

Poll