Politike

"Rama e ka humbur betejën"/Lapaj: Mielli drejt policëve, simbolikë për kartelet e drogës që mbështet qeveria! Njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët

Gjatë fjalës së tij, Lapak tha se mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë për drogën dhe kartelet që mbështet qeveria dhe që Shqipëria u penalizua duke u futur në mes të 75 vendeve që iu anuluan vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane.

17 Janar 2026, 19:58 Nga E. D
"Rama e ka humbur betejën"/Lapaj: Mielli drejt
pamje nga protesta

TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur pas situatës së tensionuar para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Lapak tha se mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolikë për drogën dhe kartelet që mbështet qeveria dhe që Shqipëria u penalizua duke u futur në mes të 75 vendeve që iu anuluan vizat e emigrimit, punësimit dhe lotaria amerikane.

Lapaj theksoi se Rama drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend dhe njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët.

"Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët. Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe.

Ai drejton një autokraci hajdutësh që e kanë vjedhur këtë vend. Ai njihet si njeriu që po qeveris me hajdutët. Rama e ka humbur betejën me atë që është e vërteta. Ai mund të përdorë policinë, pushtetin, njerëzit e dinë që ai po udhëheq me një bandë hajdutësh që ka lënë spitalet pa ilaçe. E ka blinduar kryeministrinë, por asnjë lule s’u prek. Mielli që u hodh drejt policëve ishte simbolike, droga që e ka përfshirë këtë vend. Ne nuk e meritojmë," tha Adriatik Lapaj./Dosja.al

adriatik lapaj

Sondazh

Poll