Politike

Rama: Qeveria dhe grupi parlamentar janë të fokusuar te sfidat e vitit politik 2026, kemi të bëjmë me një volum legjislativ

Në podcasti-in e tij 'Flasim', Rama u shpreh se mbledhja e qeverisë dhe mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, kanë synuar vendosjen e piketave të vitit politik 2026.

18 Janar 2026, 09:44 Nga E.d
Rama: Qeveria dhe grupi parlamentar janë të fokusuar te sfidat e vitit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Rama tha se qeveria dhe grupi parlamentar janë të fokusuar te sfidat e vitit politik 2026. Në podcasti-in e tij 'Flasim', Rama u shpreh se mbledhja e qeverisë dhe mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, kanë synuar vendosjen e piketave të vitit politik 2026. Sipas tij, puna ka qenë e fokusuar tek programi dhe kalendari i zbatimit të tij sipas sektorëve. 

“Në krye qëndrojnë, mbledhja maratonë e qeverisë, një traditë e fillmvitit dhe një mbledhje maratonë e grupit parlamentare. Të dyja këto takime kanë synuar vendosjen e piketave të vitit politik 2026. Sa i takon mbledhjes së qeverisëse, puna ka qenë e fokusuar të vazhdimësisë tek programi dhe kalendari i zbatimit të tij sipas sektorëve, në takimin e grupit jemi fokusuar te domosdoshmëria për të rritur kapacitetin në funksion të negociatave. Që do të thotë më shumë koordinim, më shumë ndërveprim, më shumë organizim dhe mbi të gjitha më shumë përqendrim te ky objektiv historik dhe strategjik për Shqipërinë.

Duhet të jetë e qartë për shumicën qeverisës, për cilindo dhe cilëndo është në pararojën e PS duke qenë në nivelin më të lartë të përfaqësimit, ky proces është proces që do vijë duke u vështirësuar muaj pas muaj pasi kemi të bëjmë me një volum legjislativ, që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës të republikës së Shqipërisë, nga konsultimi publik, tek qeveria dhe pastaj tek Parlamentin, por jam besimplotë që grupi parlamentar do jetë në lartësinë e kasaj sfide, ndërkohë kemi folur për aspekt të tjera duke dëgjuar raportimet e disa komisioneve”, tha ai./Dosja.al

edi rama podcast mbledhje

Sondazh

Poll