18 Janar 2026, 09:51
Nga E.d

TIRANË- Kryeministri Rama gjatë podcasti-it të tij 'Flasim', u ndal edhe tek pezullimni i vizave nga SHBA. Në lidhje me këtë, Rama tha se SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë.
Ai deklaroi se në kuadër të politikave të emigracionit nga SHBA, është bërë një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë. Kryeministri e cilësoi lajmin për anullimin e vizave njëdezinformim dhe çoroditje të opinionit publik.
Kryeministri Edi Rama: Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë.
Kjo është e pavërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të Presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë, dhe kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm. Pra, do të humbin thellë e më thellë dhe do të hidhen përpjetë lart e më lart./Dosja.al
edi rama shba viza
Politike
18 Janar 2026, 09:44
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama tha se qeveria dhe grupi parlamentar janë të fokusuar te sfidat e vitit politik 2026. Në podcasti-in...
Politike
18 Janar 2026, 09:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se bashkëpunimi me Emiratet dhe Italinë i jep Shqip&eu...
Politike
18 Janar 2026, 09:11
E.d
Foto ilustruse
Procesi i rinumërimit të një të tretës të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2...
Politike
18 Janar 2026, 08:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar ditën e sotme, letrën që ka marrë nga presidenti Donald Trump,...
Politike
17 Janar 2026, 20:37
E. D
BERLIN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë...
Politike
17 Janar 2026, 19:58
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur pas situatës së tensionuar para Kryemini...
Politike
17 Janar 2026, 19:42
E. D
TIRANË- Protesta e “Shqipëria Bëhet” është shoqëruar me tensione përpara kryeministrisë. Si&cced...
Politike
17 Janar 2026, 19:12
E. D
Sali Berisha
LAPRAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në she...
Politike
17 Janar 2026, 19:11
E. D
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar gjatë tubimit, se i kanë kërkuar që të h...
Politike
17 Janar 2026, 19:04
E. D
Sali Berisha
LAPRAKË- Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi ku, baron&eu...