Politike

PAMJET/ Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore

Konferenca u fokusua në një dialog agro-politik mbi temën e këtij viti “Uji. Korrjet. E ardhmja jonë," me fokus ndërtimin e një sektori bujqësor më të qëndrueshëm.

17 Janar 2026, 20:37 Nga E. D

PAMJET/ Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për

BERLIN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin #GFFA2026, me pjesëmarrjen e 61 ministrave të bujqësisë dhe 14 përfaqësuesve të lartë të organizatave ndërkombëtare.

Konferenca u fokusua në një dialog agro-politik mbi temën e këtij viti “Uji. Korrjet. E ardhmja jonë," me fokus ndërtimin e një sektori bujqësor më të qëndrueshëm.

Gjatë punimeve të konferencës u miratua Komunikata Përfundimtare e GFFA 2026, e cila riafirmon mesazhin se pa ujë nuk ka ushqim dhe pa siguri ujore nuk mund të ketë siguri ushqimore.

Ministri Salla theksoi se Shqipëria i bashkohet plotësisht këtij angazhimi dhe mbështet qasjen që e sheh bujqësinë si pjesë të zgjidhjes globale, përmes ujitjes inteligjente, praktikave që ruajnë tokën dhe ujin, reduktimit të ndotjes dhe zhvillimit të bioekonomisë blu.

 andis salla

Sondazh

Poll