17 Janar 2026, 19:04
Nga E. D
Sali Berisha
LAPRAKË- Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi ku, baronët e drogës janë bërë të gjithëfuqishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në emërimin e deputetëve, ministrave dhe në manipulimin e rezultateve zgjedhore. Gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Laprakë, Kryedemokrati theksoi se drejtësia është përdorur si instrument shantazhi dhe pazari politik, në kurriz të qytetarëve dhe opozitës.
"Dy dosje i kishte hapur kryetarit tonë. Dhe ia tërhiqte fijet siç donte, siç i interesonte. Ditën e thërriste në prokurori, natën i çonte Engjëll Agaçin dhe bënte pazaret në kurrizin tuaj. Pavarësisht nga kjo, ju nuk i dinit këto në atë kohë, por ju zgjodhët të drejtën, zgjodhët të vërtetën. Ju zgjodhët për të shpëtuar Shqipërinë, një Shqipëri me opozitë. Edhe kjo është zgjedhja më e madhe që keni bërë ju në jetë. Ju garantoj se ky është vendimi më i rëndësishëm që ju keni marrë.
Për ata që besojnë në vlerat e lirisë. Dhe liria pa pluralizmin, pa opozitën e vërtetë nuk ekziston. Është një, është një nocion fiktiv. Por e thashë dhe njëherë, njerëz të pamposhtur, parti e pamposhtur. Çfarë kalvari kaluam, kaluam së bashku? Çfarë sulmesh më të pamerituara ndaj nesh? Çfarë izolimi më të thellë që mund të ketë provuar ndonjëherë? Ne që nxorëm Shqipërinë nga izolimi, u përpoqën të na izolonin pesë pashë nën dhe. Kjo është e vërteta, po ju nuk u mposhtët. Jo, nuk u mposhtët.
Ku jemi sot? Sot, ne të cilët, thashë pra, dy vite më parë na u përpoqën të na izolojnë si kurrë ndonjëherë një forcë politike, jemi forca politike më e mbështetur në Europë. Janë 7 rezoluta nga tetori i 2024-ës në 5 dhjetor të 2025-ës, të cilat damkosin regjimin e Edi Ramës një lloj si regjimin e Venezuelës, si Maduro.
Janë shtatë rezoluta të firmosura nga të gjitha partitë politike të botës, të qendrës së djathtë dhe të djathta. Partitë që qeverisin sot në vendet më të mëdha dhe më të lira, të cilat damkosin Shqipërinë si një narkoshtet. Edi Ramën si një autokrat, si një njeri që plaçkit qytetarët e tij, si një njeri që ka shtruar zgjedhjet në farsë elektorale.
Lidhjet e tij të tmerrshme me kartelët e drogës. Pra, jo vetëm që dolëm nga izolimi i pamerituar, por arritëm të damkosim regjimin e Tiranës si një nga regjimet më të rrezikshme në Europë dhe në botë për sigurinë e Europës dhe për sigurinë më gjerë. Ju jeni dëshmitarë, jeni dëshmitarë. Për vite dhe vite ne denonconim narkoshtetin e Edi Ramës. Mallkime merrnim ne, ua them unë. Si ia nxjerr goja këtë fjalë, thonin lobistët e Edi Ramës. Po ne nuk u kthyem prapa. Ne mbronim interesat tuaja, sepse ajo, ai narkoshtet u mjeronte ju. Ato euro që kushtonin, 1 euro që kushtonte 135 lekë, zbriti në 96 lekë.
Dhe mijëra prej jush, mijëra e mijëra punëtorë humbën vendet e punës se ndërmarrjet e eksportit u mbyllën. Ato euro helmi që vinin nga droga i rritën çmimet në stratosferë. Ato euro droge që vinin nga droga pakësuan me 30-40% paratë që ju vinin nga familjarët tuaj nga jashtë. Baronët e drogës u bënë të gjithëfuqishëm në të vendit. Emëronin deputetë, emëronin ministra, përcaktonin rezultate zgjedhjesh. Nuk mund të tërhiqeshim ne. Ne thonim të vërtetat dhe kjo na ka bërë ne të pamposhtur. Misioni ynë, misioni ynë është të mbrojmë interesin kombëtar me çdo çmim dhe pa u lëkundur kurrë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
17 Janar 2026, 18:58
E. D
Sali Berisha
LAPRAKË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së, Shqip...
Politike
17 Janar 2026, 18:55
E. D
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke folur para Kryeministrisë deklaroi se qeveria e Ramë...
Politike
17 Janar 2026, 18:37
E. D
Sali Berisha
LAPRAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalsë së tij në ‘Foltoren’ në Laprak&e...
Politike
17 Janar 2026, 18:25
E. D
Sali Berisha
LAPRAKË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke theksuar se kan&e...
Politike
17 Janar 2026, 18:09
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryemin...
Politike
17 Janar 2026, 17:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për tu bërë...
Politike
17 Janar 2026, 16:17
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur për arrestimin e tij, tha se për të kuptuar ...
Politike
17 Janar 2026, 16:09
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se reforma në drejtësi gjatë këtyre 10 vitev...
Politike
17 Janar 2026, 15:57
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se vetëm guximi qytetar mund ta nxjerrë Shqipërin&e...
Politike
17 Janar 2026, 14:49
I.A
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokrat...