VD/ “Jam i befasuar nga mijëra ndjekës”, Basha flet nga Instagrami për Arsimin: Pjesë e programit të PD-së, anullimi i
15 Shkurt 2020, 19:03Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është tashmë në rrjetin social ‘Instagram’ ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët, në lidhje me vendimin e parë që do të ndërmerrin nëse do të kishte në duar Ministrinë e Arsimit, në “Ask me”. Në disa video në Instastory, Basha shprehet i befasuar për faktin se miëjra ndjekës kanë dhënë sugjerimet e tyre se çfarë do të bënin nëse do ët kishin në duar Ministrinë e Arsimit.
“Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do tju besohej posti i ministrit të Arsimit? Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë. Sygjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta. Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju,”– thotë Basha në video.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej ditësh në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”, ka zhvilluar disa takime me qytetarët, ku është njohur nga afër me problemet e tyre. Ditën e sotme lideri i PD-së ka postuar një shkrim në Instagram, ku shprehet se dëshiron të dijë mendimet e qytetarëve shqiptarë për shumëçështje, tashmë në një tjetër rrjet social. Por si fillim Basha preferon t’ia nisë me problemet e rinisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot dritën jeshile të dhënë nga Franca në lidhje me haojen e negociatave apo nisjen e bisedimeve për Shqipërinë në ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar ditën e sotme grevën e urisë të naftëtarëve, të cilët e vijojnë prej tre ditësh. Në një takim me ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka harruar skandalin me himnin shqiptar që u bë nga Federata Franceze e Futbollit teksa skuadra kombëtare kuqezi u përb...
TIRANË– Rënie e besimit tek udhëheqësit në mbarë botën, por edhe shpresë tek Europa – Rezultatet e anketimit në 50 vende. Shefi i Gallup, Kancho Stoychev s...
GJERMANI– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, flet si kryesues i OSBE për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, në Komisionin e Sigurisë, I cili po zhvillohet në...
MYNIH- Presidenti francez Emmanuel Macron hap dyert për Maqedoninë e Veriut dhe nis bisedimet për Shqipërinë për negociatat me BE.(function(d,s,id){var js,fjs=d...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj aksionit anti-KÇK dhe kryeministrit Edi Rama. Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej ditësh në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”, ka zhvilluar disa takime me qytetarët, ku është njohur ...
SHKODËR– Ambasadori i Austrisë Christian Steiner ka mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë ndërsa thotë se shpreson që në Samitin e Zagrebit,...