Politike

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, kjo është përgjigjja ime për çdo fjalë të tij

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se përgjigjja e tij për çdo deklaratë të Ramës është vetëm një, dorëheqja e menjëhershme nga detyra.

16 Janar 2026, 13:00 Nga I.A
Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, kjo është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se reformat do të vijojnë me ose pa dëshirën e opozitës. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se përgjigjja e tij për çdo deklaratë të Ramës është vetëm një, dorëheqja e menjëhershme nga detyra.

"Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, kjo është përgjigjja ime për çdo fjalë të tij. Të largohet menjëherë nga pushteti! Seriali i veprave kriminale të tij nuk ka fund.
E deklarova dje, e deklaroj edhe sot, në dosjen e Lubi Ballukut, në tre rreshta, dy janë për Ramën, një është për Lubinë. Në dosjen e Lindave, një është për Mirlindën, dy janë për Lindën dhe Frangun. Një është për Ermal Beqirin, dy janë për Armand Frangun, për baxhanakun e Ramës dhe kunatin e Lindës. Kështu që ai duhet të japë dorëheqjen. Ky dokument është një aktakuzë e tmerrshme për të," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll