"Deputetët të mos e ndërpresin punën"/ Rama i prerë: Braktisja e territorit nuk është opsion
Në fund të fjalimit, Rama u ka kujtuar deputetëve që të vazhdojnë punën e tyre, pasi braktisja e territorit nuk është opsion.
16 Janar 2026, 12:23Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar deputetët socialistë ditën e sotme në lidhje me detyrat e tyre. Në fund të fjalimit në mbledhjen e grupit të PS, Rama u ka kujtuar deputetëve që të vazhdojnë punën e tyre, pasi braktisja e territorit nuk është opsion.
"Deputetët duhet ndërkohë të mos e ndërpresin, por ta artikulojnë edhe më mirë punën që nisi pas zgjedhjeve në territor. Ribraktisja e territorit nuk duhet dhe nuk mund të jetë opsion për këtë grup parlamentar. Dua ta theksoj këtë pasi besoj që 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë.
Imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, në fund të 2027 të dalim para atyre që na votuan duke thënë e bëmë atë për të cilën nga dhanë votën. Pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes me të gjitha qytetet e Europës të bëjnë ratifikimet për të anëtarësuar Shqipërinë në BE," tha Rama./Dosja.al