Aktualitet

E rëndë në Durrës/ Makina ‘fluturon’ nga ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja, plagosen dhe dy kalimtarë

Sipas informacionit paraprak, automjeti me drejtues 26-vjeçarin me iniciale, A. XH.,  ka rënë nga mbikalimi.

16 Janar 2026, 07:31 Nga D.S

 

E rëndë në Durrës/ Makina ‘fluturon’ nga ura e
Foto ilustruese

 

DURRËS- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje, ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Durrës. Sipas informacionit paraprak, automjeti me drejtues 26-vjeçarin me iniciale, A. XH.,  ka rënë nga mbikalimi.

Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja, V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, si dhe dy këmbësorë, T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët mësohet se ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit."/Dosja.al 

durres e rende ne durres

Sondazh

Poll