Aktualitet

"Mbyllni sytë për të mos parë ç'keni para"/ Vrasja e Egli Progës në Pogradec, e motra akuza KLP-së: Prokuroren Vasjana Postoli e promovuat…

Me anë të një postimi në Facebook, Jonida Proga shkruan se kjo prokurore ka deklaruar në seancë gjyqësore se Egli Proga vdiq nga një grusht, kur në të vërtetë autori Denis Meçe ishte një kriminel dhe gjobaxhi që vendoste gjoba nëpër tregëtarët e qytetit të Pogradecit.

15 Janar 2026, 20:45 Nga E. D
"Mbyllni sytë për të mos parë ç'keni
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u vra në Pogradec në verën e 2024, ka akuzuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ka favorizuar dhe promovuar prokuroren e çështjes së vëllait të saj, Vasjana Postoli.

Me anë të një postimi në Facebook, Jonida Proga shkruan se kjo prokurore ka deklaruar në seancë gjyqësore se Egli Proga vdiq nga një grusht, kur në të vërtetë autori Denis Meçe ishte një kriminel dhe gjobaxhi që vendoste gjoba nëpër tregëtarët e qytetit të Pogradecit.

Në fund ajo shkruan "Faleminderit të gjithë anëtarëve të KLP që mbyllni sytë sa herë votoni, për të mos parë ç'keni para". 

Faleminderit Prof. Mirela! Po të masakrohej vëllai yt nga kriminelët e gjobaxhinjtë, a do e dekoroje prokuroren që tha "vdiq nga një 'grusht'”? Faleminderit të gjithë anëtarëve të KLP që mbyllni sytë sa herë votoni, për të mos parë ç'keni para!, shkruan Jonida Proga.

 

Si ndodhi ngjarja?

Vrasja e Egli Progës ka ndodhur më 10 gusht të këtij viti. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

Egli fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kanë qenë duke pire jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar./Dosja.al

Sondazh

Poll