15 Janar 2026, 22:18
Nga E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar ndaj deklaratave të lidershipit të PD-së që e kanë cilësuar atë si të “vetëpërjashtuar”, në kohën kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji e cilësoi “vetëpërjashtimin” si një term politik të përdorur nga ata që, sipas tij, janë të frikësuar dhe të konfuzuar përballë një lëvizjeje që rrezikon pozicionet e tyre.
Sipas Salianjit, ky është një term i përdorur për të çoroditur demokratët dhe për të shmangur problemet reale brenda partisë. Gjithashtu ai theksoi se askush nuk mund të përjashtohet nga PD vetëm pse takon strukturat dhe anëtarët e partisë.
“Vetëpërjashtimi është një term që përdoret kur ke frikë të madhe, konfuzion dhe je trembur nga një lëvizje që të rrezikon pozicionin. Statuti i PD-së, për shkak të problemeve të mëparshme, e ka hequr përjashtimin. Nuk përjashtohesh nga PD nëse nuk ka një akt formal, qoftë edhe nga kryetari. Vetëpërjashtimi është kur ikën vetë nga diçka. Unë as jam vetëpërjashtuar, as më përjashtojnë dot.
Ky është një term për të çoroditur demokratët. Duket sikur është lënë një manual nga ish-kryetari i partisë. Basha përjashtoi Berishën dhe thoshte se takimet e tij i organizonte krimi dhe se i shërbenin qeverisë. I njëjti manual po përdoret sot edhe për mua. Si mund të përjashtohesh se takon demokratët? Cili nen i statutit të ndalon të takosh demokratët? Partitë politike kanë si qëllim të takojnë njerëz.
Unë e kam treguar se përfaqësoj PD-në sepse kam fituar në zgjedhje kundër qeverisë dhe kam mbajtur kosto personale. Dua që PD të jetë fituese. Edhe pse kisha hapësira në lidership, jam këtu për të ngritur problemet e partisë”, tha Salianji./Dosja.al
ervin salianji
Politike
15 Janar 2026, 22:10
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se rrëzimi i pushtetit të Edi Ramës nuk bëhet duke qarë...
Politike
15 Janar 2026, 21:59
E. D
Gazment BardhiGazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si ...
Politike
15 Janar 2026, 21:40
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arratisja e bujshme e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. E ft...
Politike
15 Janar 2026, 21:34
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar situatën e krijuar brenda PD-së. I ftuar në...
Politike
15 Janar 2026, 21:32
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim të tij në S...
Politike
15 Janar 2026, 21:27
E.d
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se ndryshimi i PD nuk duhet të mbahet peng nga 5 veta brenda saj. I ftuar në e...
Politike
15 Janar 2026, 21:23
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë lidhur me kërkesën e Kryedemokratit, Sali Berisha mbi mas&...
Politike
15 Janar 2026, 21:19
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej tij prej disa muajsh, du...
Politike
15 Janar 2026, 21:16
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se opozita me anë të protestave,...
Politike
15 Janar 2026, 21:08
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e shënjestroi disa ditë...