Politike

"Rama përdor cdo formë për të deformuar..."/ Salianji: Ka dy rrugë për ta rrëzuar, ose me revolta ose me votë duke zgjedhur përfaqësuesit e duhur

Sipas tij, së pari PD dhe lidershipi i saj duhet ta pranojë problemin dhe të hapen veshët e sytë.

15 Janar 2026, 22:10 Nga E. D
"Rama përdor cdo formë për të deformuar..."/
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se rrëzimi i pushtetit të Edi Ramës nuk bëhet duke qarë se ai na i vjedh, por duke gjetur mundësi për ta bërë PD, alternativë fituese. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji tha se Edi Rama përdor cdo formë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve por PD ka treguar me zgjedhjet e fundit të paktën në 7 bashki dhe 2 qarqe që mundet. Sipas tij, së pari PD dhe lidershipi i saj duhet ta pranojë problemin dhe të hapen veshët e sytë.

"Edi Rama përdor cdo formë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve por PD ka treguar me zgjedhjet e fundit të paktën në 7 bashki dhe 2 qarqe që mundet. Ka fituar në Lezhë, Kukës, në Kavajë, Kurbin, Has.

Së pari duhet të pranojmë problemin. Nëse ne arrijmë që të frymëzojmë dhe të gjejmë përfaqësuesit e duhur tejkalohet deformimi i vullnetit të zgjedhësve nga Rama. Këtu e kam një pyetje. Nëse themi Rama na vjedh zgjedhjet, cfarë do bëjmë, vetë, do të qajmë?

Do përpiqemi ta ndryshojmë, Ka 2 rrugë. Ose do të themi se nuk ka zgjedhje hajde të dalim në rrugë të bëjmë revoltë dhe të paralizojmë jetën publike.

Ne së pari duhet ta pranojmë problemin dhe të hapen veshët e sytë. Nëse prevalon rryma që do ta rrëzojmë Edi Ramën me revoltë prapë te vota do të përfundojmë. PD është partia më e madhe në Shqipëri opozitare dhe duhet të konkurrojë për të fituar jo për të marrë pjesë në garë," tha Ervin Salianji./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll