Politike

“Po u marrin bukën e fëmijëve”, Kryemadhi komenton grevën e naftëtarëve, tregon ç’hapa duhet të ndiqen

15 Shkurt 2020, 16:47 Nga DOSJA
“Po u marrin bukën e fëmijëve”, Kryemadhi komenton

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar ditën e sotme grevën e urisë të naftëtarëve, të cilët e vijojnë prej tre ditësh. Në një takim me strukturat e LSI-së në Fier, Kryemadhi u bëri thirrje strukturave përkatëse që të takohen me naftëtartët, të bisedojnë me ta dhe të kuptojnë se ku qëendron problem në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

Greva e naftëtarëve bëhet për shkak të grabitjes së pagave të tyre. Po grabisin 27 muaj paga të anftëtarëve që janë buka e fëmijëve të tyre. Nëse nuk diskutojmë me njerëzit për hallet e tyre, shqiptarët do të deturohen të largohen nga Shqipëria. Ju bëj thirrje strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të kontaktojnë për çdo ditë me njerëzit dhe të flasin për hallet e tyre. Të gjjejmë një zgjidhje dhe të marrim përsipër përgjegjësitë tona,”– tha Kryemadhi.

Greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem vijon për të tretën ditë rradhazi. Ata shprehen se nuk janë paguar prej 27 muajsh dhe se me kalimin e kohës gjendja e tyre shëndetësore rëndohet. Punëtorët thonë se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Pranë tyre kanë shkuar mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit për t’u parë gjendjen shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi punëtorët e poçemit në grevë urie monika kryemadhi punëtorët e poçemit në grevë urie

Sondazh

Poll