Aktualitet

I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

Ai po gjykohet në mungesë, pasi ndodhet në arrati. 

15 Janar 2026, 14:30 Nga E.d
I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, SPAK
Foto ilustruse

TIRANË-  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Altin Hajrin. Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ai po gjykohet në mungesë, pasi ndodhet në arrati. Ndërkohë që avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Si ndodhi ngjarja?

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg./Dosja.al

jan prenga spak altin hajri

Sondazh

Poll