Aktualitet

Nga dhuna në familje te vjedhja, tre të arrestuar në Tiranë 

Në pranga ka rënë një 37-vjeçar, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. 

15 Janar 2026, 14:06 Nga E.d
Nga dhuna në familje te vjedhja, tre të arrestuar në
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë një 37-vjeçar, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 3 muaj burgim.

U arrestua një 53-vjeçar, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu blutë arrestuan edhe një 47-vjeçar, të cilin Gjykata  e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. B., 37 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 3 muaj burgim. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin S. B., 53 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin L. H., 47 vjeç, të cilin Gjykata  e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës./Dosja.al

“vjedhja” tiranë policia

Sondazh

Poll