Politike

"Ndaj zotit Meta është hedhur baltë!"/ Mbrojtja e tij publikon analizën financiare: Pasuria e Ilir Metës është zero (FOTO)

Sipas avokatit Cakrani, ndaj Metës është hedhur nje me mal me akuza, dhe se 'pasuria e tij është zero'.

14 Janar 2026, 11:40 Nga D.S
"Ndaj zotit Meta është hedhur baltë!"/ Mbrojtja e tij
Avokati Cakrani

TIRANË- Avokati mbrojtës i Ilir Metës ka dalë me një deklaratë publike të një analizë financiare të Presidentit të PL-së nga viti 1995 deri në 2023. Sipas avokatit Cakrani, ndaj Metës është hedhur nje me mal me akuza, dhe se 'pasuria e tij është zero'.

Avokati theksoi gjithashtu se, është bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës por sipas tij  gjyqtarja Irena Gjoka nuk e pranoi kërkesën. Cakrani u shpreh se kërkon minimumin e standardeve të shtetit të së drejtës.

Deklarata e avokatit Cakrani:

"Kemi bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës dhe kjo kërkesë ishte bazuar për ti dhënë pamjen e një drejtësie që funksionon. Por gjyqtarja Irena Gjoka nuk e pranoi kërkesën, por ne do të vazhdojmë. Kjo është betejë ligjore. Meta është në paraburgim dhe ka kaluar cdo standard.

Kur sillet drejtësia me një personazh që ka historinë politike në 34 vite, imagjinoni çfarë bëjmë me qytetarët këta. Ne nuk kemi ardhur të bëjmë viktimën, por ne jemi në të drejtën tonë. Ndaj zotit Meta është hedhur baltë, e sulmuan me reformën në drejtësi, me gjykatën kushtetuese dhe nuk mbeti gje tjetër veçse ta mbanin në burg. Kjo po cënon të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ne kërkojmë minimumin e standardeve. Standardin minimal të shtetit të së drejtës. Balta që është hedhur mbi Metën është për pasurinë e tij. Pasuria e zotit Meta është zero, qoftë e luajtshme qoftë e paluajtshme sepse ka punuar me dinjitet dhe pastërti”, tha avokati Cakrani./Dosja.al 

"Ndaj zotit Meta është hedhur baltë!"/ Mbrojtja e tij
të ardhurat dhe shpenzimet që nga viti 1995 deri në vitin 2023.

ilir meta avokati cakrani spak

Sondazh

Poll