Politike

"Do bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore"/ Berisha: Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve

Lideri i opozitës tha çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale dhe çdo ditë vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës.

12 Janar 2026, 18:50 Nga E.d
"Do bëjmë gjithçka për një kryengritje
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita do bëjë gjithçka për një kryengritje paqësore. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve.

Lideri i opozitës tha çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale dhe çdo ditë vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës.

Në fund, Berisha tha se duhet bërë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës dhe do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë e të aftë. 

"Çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale. Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës. Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve. Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve. Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve.

Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë. Në vendin e qytetarëve që e duan dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Rroftë Shqipëria. Rrofshi ju. Rrofshin shqiptarët." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama foltore

Sondazh

Poll