Politike

Çështja Balluku! Në 28 janar mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit

Mbledhja e fundit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ku gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve të çështjes.

12 Janar 2026, 16:39 Nga E. D

Çështja Balluku! Në 28 janar mblidhet Këshilli i Mandateve

TIRANË- Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më datë 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Mbledhja e fundit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ku gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve të çështjes.

Ndërkohë, sot, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur urdhrin zyrtar për thirrjen e një mbledhjeje të re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila është caktuar për nëdatë 28 janar në orën 12:00, në Kryesinë e Kuvendit.

Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

 

 

belinda balluku kuvendi

Sondazh

Poll