Aktualitet

Në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut, ‘skifteri i Durrësit’ Astrit Thaçi grabit argjendarinë në Elbasan,

15 Shkurt 2020, 18:28 Nga DOSJA
Në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut, ‘skifteri i

ELBASAN– Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, dyshohet të jetë personi që ka grabitur argjendarinë në Elbasan. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Thaçi është pikasur nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth dhe të vetë argjendarisë, të cilat u sekuestruan nga prokuroria. Pikërisht pamjet dhe ndërtimi i identikitit ka dalë në përfundim se personi që grabiti sot argjendarinë është i shpalluri në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit. 

I armatosur, Thaçi u fut sot në argjendarinë në Elbasan, kërcënoi punonjësen dhe mori një sasi florinjsh me vlerë 30 mijë euro. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Dyshohet se një person e ka ndihmuar 27-vjeçarin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja, pasi e priste me makinë jashtë argjendarisë. 

Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit? 

Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, Thaçi e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.  Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.

Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje. Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre. Ai u arrestua nga Policia si anëtar i kësaj bande.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit thaçi elbasan grabitet argjendaria ne elbasan astrit thaçi elbasan grabitet argjendaria ne elbasan

Sondazh

Poll